Një grua 72-vjeçare me inicialet Z.S. nga Kërçova ka humbur jetën mbrëmë në një zjarr të rënë në banesën e saj në Rrugën e 4 Korrikut. Ekipi i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri.
Autoritetet kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi.