Një zjarr i shpërthyer në një shtëpi në Kavadar ka rezultuar fatal për një person të moshuar. Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), zjarri ndodhi në rrugën “Strasho Pindzur” nr. 37.
Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave (QRMK) Veles njofton se njësitë zjarrfikëse të Kavadarit, me dy zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës, kanë shuar zjarrin që përfshiu një bombol gazi në shtëpinë në fjalë.
Gjatë operacionit të shuarjes së zjarrit, ekipet zjarrfikëse kanë gjetur trupin e pajetë të një burri të moshuar në vendngjarje. Dyshohet se viktima është asfiksuar nga tymi i zjarrit.
Ekipet mjekësore të urgjencës, të cilat gjithashtu ndodhën në vendngjarje, konfirmuan vdekjen e personit 78-vjeçar. (Komuna e Kavadarit).