Shkup – Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (ZELS) ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të miratuar Ligjin për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale. Sipas ZELS, kjo veçanërisht i referohet pjesës që ka të bëjë me formimin e një force policore komunale në kuadër të komunave.
ZELS thekson se ky ka qenë një kërkesë e kahershme e tyre dhe shpresojnë që me këto ndryshime dhe plotësime, pas miratimit të këtij ligji, komunat do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime shumë më të mira për qytetarët e tyre.
Nga ZELS presin që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ta miratojë ligjin sa më shpejt që të jetë e mundur. Sipas tyre miratimi i ligjit do të mundësojë funksionimin më efikas të komunave dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.