VMRO-DPMNE ka dënuar ashpër zjarrvënien e shtëpisë së Aleksandar Pandov, Drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe ka bërë thirrje për një reagim të shpejtë nga institucionet kompetente. Sipas partisë, ky akt i dhunshëm është një përpjekje për të intimiduar dhe heshtur Pandov, duke qenë se ai në të kaluarën ka folur publikisht për akte kriminale të ndryshme.
VMRO-DPMNE thekson se Pandov është bërë shënjestër sulmi për shkak të qëndrimit të tij të hapur kundër krimit dhe korrupsionit. Nga partia politike theksojnë se kriminelët nuk gëzojnë më mbrojtje nga qeveria aktuale.
Partia opozitare ka kërkuar dënim maksimal për autorët e këtij akti. VMRO-DPMNE ka deklaruar se koha e djegieve të shtëpive, makinave, shantazheve dhe kërcënimeve ka përfunduar dhe se të gjithë ata që janë përgjegjës dhe të përfshirë në ngjarje të tilla do të mbajnë përgjegjësi. Ata kanë bërë thirrje për drejtësi, duke theksuar se një sjellje e tillë deviante nuk mund të tolerohet.