Një person i panjohur ka vjedhur manastirin “Fjetja e Hyjlindëses së Shenjtë” në fshatin Obrshtan, Krivogashtani.
Sipas informacioneve, vjedhja ka ndodhur gjatë natës. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një person të maskuar duke vjedhur para nga manastiri.
Manastiri u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse e njohin hajdutin, të njoftojnë anëtarët e këshillit të manastirit. Apeli është bërë publik nëpërmjet një njoftimi.