Një vajzë 10-vjeçare nga fshati Aldanci afër Krushevës është dërguar në spitalin e Prilepit me lëndime të rënda trupore pasi u shkel nga automjeti i drejtuar aksidentalisht nga vëllai i saj 7-vjeçar.
Sipas informacioneve nga Stacioni Policor në Prilep, dje në orën 18:55, Spitali i Përgjithshëm “Borka Taleski” në Prilep njoftoi se vajza e mitur ishte sjellë me lëndime të rënda.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë familjare. Vëllai i saj 7-vjeçar, pa dashje, ka ndezur automjetin “Ford Galaxy” duke përdorur çelësin që ndodhej në kontakt dhe e ka shkelur atë në këmbë.
Një prokuror publik është njoftuar për rastin dhe autoritetet kompetente po ndërmarrin masa për të hetuar rrethanat e plota të ngjarjes.