Shkup, Maqedoni e Veriut – Sipas informacioneve të fundit nga Auto Moto Lidhja e Maqedonisë (AMSM), trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, pavarësisht kushteve të lagështa.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Aktualisht, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë.
AMSM rekomandon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit.
Kujdes i veçantë nevojitet në rrugët që kalojnë nëpër luginat, lugjet e lumenjve dhe grykat, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
Rrugët ku rekomandohet kujdes i shtuar janë Katlanovo – Veles, Mavrovo – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.