KOÇAN – Një 30-vjeçar nga fshati Trkanje i Koçanit është denoncuar penalisht për tentativë vrasjeje, ndërsa vëllai i tij akuzohet për dhunë, pas një incidenti të ndodhur para një dyqani në fshatin Trkanje.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:00, kur I.M. (30) dhe B.M. (35) kanë sulmuar një grup personash të ulur para dyqanit. I.M., pa asnjë shkak, ka sulmuar Ž.B. me disa goditje me thikë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Ndërsa personat e tjerë prezentë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, B.M., gjithashtu me thikë në dorë, ka lënduar dy persona të tjerë, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri te të pranishmit.
Stacioni Policor në Koçan ka vepruar menjëherë pas raportimit të ngjarjes, duke marrë masa dhe veprime të nevojshme për të siguruar personat e përfshirë.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes, janë zhvilluar intervista zyrtare me të gjithë personat e përfshirë dhe janë gjetur objektet me të cilat është kryer krimi. I.M. akuzohet për tentativë vrasjeje sipas nenit 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 të Kodit Penal, ndërsa B.M. akuzohet për dhunë sipas nenit 386 paragrafi 1 i Kodit Penal.