Një incident i armatosur ndodhi mbrëmë në fshatin Petrovec, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë nga një makinë në lëvizje.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja të armëve të gazit, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës.
Autoritetet po punojnë për të identifikuar personat e përfshirë dhe motivet e tyre.