Një person u plagos në një të shtënë me armë që ndodhi rreth orës 14:00 në rrugën “Vojdan Çernodrinski” në Bit-Pazar, konfirmoi policia.
Oficerë policie dhe ekipe të ambulancës ndodhen në vendin e ngjarjes.
I plagosuri u transportua në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”.
Në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare për shkaqet e të shtënave me armë.