Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zhvilloi sot një takim pune me Ambasadoren e Japonisë në vend, Kawahara Setsuko, ku u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe vullneti për të përmirësuar bashkëpunimin.
Në takim u theksua gatishmëria për të rritur bashkëpunimin në nivel strategjik dhe operacional, si dhe u shkëmbyen iniciativa për ta thelluar atë përmes anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare për bashkëpunimin policor.
Të dy palët konfirmuan vullnetin e tyre të fortë dhe angazhimin për të zhvilluar marrëdhënie dhe bashkëpunim të ndërsjellë, përmes propozimeve konkrete për zbatimin e tyre.