Një i mitur është sulmuar fizikisht nga dy persona në një autobus të JSP-së në Shkup. Incidenti është raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup dje në orën 10:40 nga nëna e tij, V.N. (54) nga Shkupi.
Sipas raportimit, sulmi ka ndodhur më 16 prill 2025, në orën 23:04, në një autobus të linjës së qytetit të JSP Shkup në zonën e Bit Pazarit në Shkup. Dy burra kanë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. Nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me motivin e sulmit apo identitetin e sulmuesve.