Daily Events News Network_Site Logo_Original Size_2025

Ngjarjet ditore nga Maqedonia e Veriut

Lajmet më të fundit nga Maqedonia e Veriut në Shqip


Shtatëmbëdhjetë komuna nuk aplikuan për projekte infrastrukturore komunale

Shkup – Qeveria e Maqedonisë së Veriut i bën thirrje të gjitha njësive të vetëqeverisjes lokale të shfrytëzojnë mundësinë dhe të respektojnë afatin ligjor për regjistrim deri më 30 prill për projektet infrastrukturore komunale. Apeli vjen pasi që 17 komuna nuk kanë aplikuar fare për projektet për të cilat Qeveria ndan fonde nga linja kreditore hungareze.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, deklaroi se 36 komuna kanë aplikuar me projekte me vlerë të plotë të mjeteve financiare që u takojnë sipas formulës për frymë banori, ndërsa 27 komuna të tjera kanë ende mundësi të aplikojnë me projekte të tjera deri në shumën maksimale të parashikuar.

Në mesin e komunave që nuk kanë aplikuar fare janë disa nga komunat më të mëdha dhe me popullsi të dendur. Komuna e Sarajit, Komuna e Qendrës, Komuna e Çairit, Komuna e Shuto Orizarit, Komuna e Lipkovës, Komuna e Probishtipit, Komuna e Vallandovës, Komuna e Rosomanit, Komuna e Bogovinës, Komuna e Vrapçishtës, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, Komuna e Tearcës, Komuna e Dibrës, Komuna e Strugës, Komuna e Manastirit (Bitola), Komuna e Krushevës dhe Komuna e Dollnenit nuk kanë aplikuar për projektet. Qeveria thekson rëndësinë që komunat të përfitojnë nga fondet e disponueshme dhe të paraqesin propozime konkrete brenda afatit të caktuar.