Një i mitur nga Shkupi është arrestuar nga policia në afërsi të urës së lumit Sermeninska në fshatin Mrzenci të Gjevgjelisë, pasi u kap duke transportuar ilegalisht shtatë migrantë nga Egjipti.
Sipas policisë, i mituri po drejtonte një automjet të tipit “Hyundai” me targa të Shkupit që i përkisnin një automjeti tjetër. Gjatë kontrollit të automjetit, u zbuluan shtatë migrantët.
Pas sinjalizimit nga policia, i mituri tentoi të arratiset, por u kap shpejt dhe u dërgua në stacionin policor. Migrantët janë vendosur në një qendër pritje-tranzitore.
Policia njoftoi se pas kompletimit të dokumentacionit të rastit, në koordinim me prokurorin publik, do të ngrihet kallëzim penal ndaj tij.