Shporta sindikale është shtrenjtuar me 1,217 denarë vetëm brenda një muaji, duke e rënduar edhe më shumë jetën e qytetarëve, sipas të dhënave të fundit.
SDSM akuzon qeverinë për paaftësi dhe mungesë të masave efektive për të përballuar krizën ekonomike, duke theksuar se kostoja e ushqimeve dhe pijeve është rritur me 954 denarë.
Një familje katër anëtarëshe ka nevojë për rreth 64,000 denarë në muaj vetëm për të mbijetuar. Sipas SDSM, kjo situatë është pasojë e drejtpërdrejtë e politikave ekonomike të dështuara të qeverisë VMRO-DPMNE dhe ZNAM.
SDSM thekson se çmimet po rriten ndërsa pagat po ngecin, duke lënë qytetarët të luftojnë me koston e lartë të jetesës.
Partia opozitare akuzon qeverinë se, ndërsa qytetarët mezi sigurojnë bukën e gojës, ajo shpenzon para publike për ushqime luksoze. Sipas SDSM, vetëm në prill dhe maj, SOZR ka lidhur kontrata milionëshe me vlerë 2.2 milionë denarë për ushqime të shtrenjta.
SDSM kërkon që qeveria të ndërmarrë masa të menjëhershme për të rritur pagën minimale në 500 euro, për të rritur pagat në sektorin publik dhe privat dhe për të hequr TVSH-në për ushqimet në mënyrë që të ulen çmimet.
SDSM shprehet se do të luftojë për një jetë dinjitoze, për paga të denja dhe për një ekonomi që punon për popullin dhe jo për ministrat.