Një 44-vjeçar nga fshati Zhegljanë, Komuna e Nagoriçanës së Vjetër, u arrestua dje nga policia e Kumanovës pasi u kap duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. V.C., u ndalua nga policia në autostradën Kumanovë-Kriva Pallankë.
Gjatë kontrollit, policia konstatoi se shoferi i automjetit “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës kishte 1.78 promil alkool në gjak.
Ai u ndalua menjëherë dhe u dërgua në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Rrezikim i trafikut publik“.