Makedonski Brod – Një 25-vjeçar nga Makedonski Brod është arrestuar sot nga policia nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.
Sipas informacioneve nga policia, M.S., me banim në Makedonski Brod, rreth orës 01:30, në rrugën “Krushevska Republika” në Makedonski Brod, me një automjet “Peugeot” me targa të Shkupit, ka goditur një automjet të parkuar “Opel” me targa të Shkupit, në pronësi të M.T. (28) nga Shkupi.
Si pasojë e goditjes, është shkaktuar vetëm dëm material. Nuk ka pasur të lënduar.
Pas masave të ndërmarra dhe testit të alkoolit, është konstatuar se M.S. po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. Në gjakun e tij janë matur 2.04 promila alkool.
Policia ka njoftuar se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.