Një 23-vjeçar me inicialet D.T. nga Kumanova u arrestua nga policia këtë mëngjes rreth orës 3:50, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, arrestimi ndodhi gjatë një kontrolli rutinë trafiku.
D.T. drejtonte një automjet të tipit Volkswagen Golf me targa të Kumanovës kur u ndalua nga policia.
Pas testimit me alkooltest, u konstatua se ai kishte 1.64 promila alkool në gjak.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe kundër tij do të ngrihen padi adekuate.