Shkup – Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Brendshme, Sasho Petrushevski, zhvilloi dje një takim pune me Ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Z.SH. Zoran Miljaniq.
Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe niveli i lartë i dialogut dhe bashkëpunimit politik, si dhe angazhimi për ta thelluar më tej atë, njoftoi Ministria e Brendshme.
Sekretari Shtetëror Petrushevski falënderoi Malin e Zi për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit bilateral dhe rajonal, i cili është me rëndësi të veçantë për të dy vendet.
Takimi u fokusua në situatat aktuale politike në të dy vendet, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit përmes pjesëmarrjes në iniciativa rajonale dhe ndërkombëtare, me qëllim forcimin e tij në kontekstin e përballjes me sfidat e sigurisë dhe luftën kundër të gjitha llojeve të krimit, njoftoi Ministria e Brendshme.