Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka akuzuar partinë opozitare VMRO-DPMNE se po përdor një agjenci të vjetër, Market Vision, për të manipuluar opinionin publik me sondazhe të rreme, duke paguar atë me 400,000 euro nga fondet publike.
Sipas LSDM-së, Market Vision ka lidhur një marrëveshje me Qeverinë vetëm pak javë më parë për të kryer sondazhe dhe për të matur opinionet e qytetarëve dhe kënaqësinë e tyre me punën e Qeverisë.
LSDM thekson se shuma e 400,000 euro është rekord dhe se këto sondazhe shërbejnë vetëm për të manipuluar publikun dhe janë në shërbim të propagandës së VMRO-DPMNE-së.
Partia në pushtet pretendon se kjo është një praktikë e vjetër që po rikthehet, e cila synon të demotivojë qytetarët nga kërkimi i ndryshimeve, por shton se kjo strategji e kohës së Gruevskit është e lexuar prej kohësh.