Pagat e mësuesve dhe drejtorëve në arsimin fillor dhe të mesëm janë rritur me 7% këtë muaj, sipas njoftimeve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Kjo është rritja e dytë gjatë mandatit aktual të qeverisë, pas një rritjeje të mëparshme prej 5% në tetor 2024.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se tashmë askush nuk merr pagë nën pagën minimale, një situatë që prekte në të kaluarën stafin teknik.
Sipas MASH, ky reagim vjen si përgjigje ndaj pretendimeve të partisë politike Levica, lidhur me rritjen e supozuar të madhe të pagave të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme, krahasuar me rritjen e pagave të personelit mësimor.
Ministria sqaron se pagat e drejtorëve dhe mësuesve janë rritur mesatarisht nga 2500 deri në 3500 denarë, në varësi të titullit, vjetërsisë dhe nivelit të arsimit.
MASH kujton se ekziston një plan për rritjen afatgjatë të të ardhurave personale, që pritet të rriten me të paktën 46% dhe deri në 60% brenda një periudhe 4-vjeçare, në varësi të shkallës së inflacionit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e akuzon Levica-n për mosrespektim të marrëveshjeve mes partnerëve socialë, d.m.th., mes institucioneve dhe sindikatave, si dhe ndaj publikut, duke tentuar manipulimin dhe mbledhjen e pikëve politike.