Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë në fshatin Bllacë, rajonin e Vinicës, ku një i mitur pësoi lëndime të rënda. Sipas njoftimeve nga Stacioni Policor i Vinicës, ngjarja ndodhi rreth orës 20:10 kur një moped “Aprilia” pa targa, i drejtuar nga një 15-vjeçar nga fshati Bllacë, goditi një këmbësor të mitur nga Kumanova.
Pas aksidentit, drejtuesi i mopedës u largua nga vendi i ngjarjes.
Ekipi i inspektimit nga Departamenti Policor i Vinicës kreu një inspektim në vendin e aksidentit. Këmbësori i lënduar u dërgua menjëherë në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, ku u konfirmuan lëndimet e rënda që kishte pësuar.