Një zjarr shpërtheu në një objekt hotelier në zonën e Qendrës në Shkup rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Ekipi i zjarrfikësve të Shkupit arriti në vendngjarje dhe e lokalizoi zjarrin. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, nuk ka persona të lënduar.
Policia ka kryer hetimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e zjarrit.