LSDM akuzon qeverinë e VMRO-DPMNE-së për vjedhje të meritave për projektet e nisura nga administrata e mëparshme. Sipas LSDM-së, kryeministri Mickoski dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë u mburrën me projektet në Kavadarci, përfshirë kolektorin dhe sistemin e kanalizimeve në fshatin Moklishte, projekte këto të planifikuara, financuara dhe të nisura nga qeveria e udhëhequr nga LSDM.
LSDM-ja thekson se projektet ishin në fazë të avancuar të realizimit gjatë kohës së tyre në pushtet. Ata shtojnë se është pozitive që projektet po përfundojnë, por qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se këto projekte janë rezultat i politikave vizionare dhe të përgjegjshme të LSDM-së.
Në reagimin e tyre, LSDM-ja thekson mungesën e projekteve kapitale të iniciuara nga qeveria aktuale e VMRO-DPMNE-së pas 10 muajsh në pushtet. Sipas LSDM-së, qeveria aktuale ende nuk ka ndërmarrë ndonjë projekt të madh të sajin.