Daily Events News Network_Site Logo_Original Size_2025

Ngjarjet ditore nga Maqedonia e Veriut

Lajmet më të fundit nga Maqedonia e Veriut në Shqip


Prokuroria heton një nënë për neglizhim dhe keqtrajtim të fëmijëve dhe prodhim të pornografisë fëminore

Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka urdhëruar zhvillimin e një procedure hetimore ndaj një nëne nga zona e Gostivarit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të Neglizhimit dhe Keqtrajtimit të Fëmijës ndaj dy fëmijëve të saj – një vajze e lindur në vitin 2015 dhe një djali të lindur në vitin 2022.

Sipas informacioneve nga Prokuroria, ajo dyshohet gjithashtu për Prodhimin dhe Shpërndarjen e Pornografisë Fëminore, ndërsa dy gra të tjera dyshohen për Përdhunim të fëmijëve nën moshën 15 vjeç.

Nëna tridhjetëvjeçare dyshohet se ka neglizhuar rëndë detyrën e saj për t’u kujdesur për fëmijët dhe ka lejuar dy gra 22-vjeçare të kryejnë akte seksuale me fëmijët e saj. Gjatë kësaj kohe, nëna dyshohet se ka filmuar ngjarjen me një telefon celular dhe e ka dërguar videon me përmbajtje pornografike për fëmijë nëpërmjet një aplikacioni tek bashkëshorti i saj që ndodhej në Itali.

Prokurori Publik i ka paraqitur gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të treja të dyshuarat.