MANASTIR – Në Teatrin Kombëtar të Manastirit, më 16 prill, do të shfaqet premiera e shfaqjes “Fara e Zezë”, me regji nga Andrej Cvetanovski.
Bazuar në romanin e njohur të Tasko Georgievski, shfaqja, e dramatizuar nga Jelena Cvetanovska, trajton vuajtjet e maqedonasve nga pjesa egjeane e Maqedonisë dhe luftën për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar. Premiera vjen në kohën kur shënohen 90 vjet nga lindja e Georgievskit.
“Fati i kombeve të vogla është i vështirë sepse historitë e tyre nuk tregohen. Nëse ne nuk i tregojmë historitë tona, askush nuk do t’i tregojë”, ka deklaruar regjisori Andrej Cvetanovski.
Në skenë do të interpretojnë Martin Mirchevski, Ognen Drangovski, Vasko Mavrovski, Nikola Stefanov, Nikola Projchevski, Petar Gorko, Borche Gjakovski, Aleksandar Stefanovski, Aleksandar Dimitrovski, Aleksandar Kopanja, Marija Cvetanovska, Petar Spirovski, Zivko Borisovski dhe Hari Mihajlovski. Skenografia është realizuar nga Sergej Svetozarev, kostumet nga Blagoj Micevski, muzika nga Dimitar Andonovski dhe koreografia nga Damjan Cvetanovski.