Policia e Gazi Babës në Shkup gjeti vajzën gjashtëvjeçare nga Kumanova, e cila ishte raportuar e humbur një ditë më parë. Sipas informacioneve, fëmija ishte futur gabimisht në një autobus për në Shkup.
Vajza, në vend që të hipte në autobusin e qytetit në Kumanovë, kishte hipur në një autobus drejt Shkupit. Policia e Kumanovës konfirmoi se fëmija ishte gjetur nga një kalimtar rasti.
Sipas informacioneve të policisë, fëmija ishte në rrugë për në shtëpi kur gabimisht u fut në autobusin e gabuar. Një kalimtar e vuri re dhe e ndihmoi.