Një plumb endacak dëmtoi xhamin e përparmë të një automjeti në fshatin Glumovë të Shkupit. Incidenti u raportua në SPB Shkup nga S.S. (45 vjeç), banor i fshatit, mbrëmë në orën 21:25.
Sipas raportimit, plumbi ra në oborrin e shtëpisë së tij familjare dhe dëmtoi xhamin e përparmë të automjetit të tij “Volkswagen Passat” të parkuar.
Policia është duke punuar për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti. Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura për momentin, ndërsa hetimet janë në vazhdim.