Parkimi në Komunën e Qendrës do të jetë falas për të gjithë qytetarët gjatë festave të Pashkës. Sipas njoftimeve zyrtare, kjo masë do të zbatohet në datat 18 prill (e Premte), 20 prill (e Diel) dhe 21 prill 2025 (e Hënë).
Gjatë këtyre ditëve, qytetarët mund të parkojnë falas në të gjitha parkingjet që menaxhohen nga NP Parkime në Komunën e Qendrës.
Përjashtim bëjnë parkingjet e mbyllura “Dilajla” dhe “Trgotekstil”.
Megjithatë, duhet theksuar se e shtuna, 19 prill 2025, është ditë pune sipas programit për ditët jo-punë të vitit 2025, dhe si rrjedhojë, parkingjet e menaxhuara nga NP Parkime në Komunën e Qendrës do të funksionojnë me orar të rregullt pune gjatë kësaj dite.
Shërbimi i depozitimit “Pajak” i NP Parkime në Komunën e Qendrës do të jetë i hapur 24/7 gjatë gjithë festave.
Rikthimi i tarifave të rregullta të parkimit në parkingje dhe lëshimi i kontratave në Drejtorinë e NP Parkime në Komunën e Qendrës do të rifillojë më 22 prill 2025 (e martë) me orar të rregullt pune.