Në Maqedoninë e Veriut, dita e sotme do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm. Sipas parashikimeve, në mëngjes priten vranësira dhe reshje të izoluara.
Pasdite pritet një përmirësim i kushteve të motit, me ulje të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në rajonin e Vardarit herë pas here më e fortë, nga drejtimi jugor dhe juglindor.
Temperaturat do të luhaten nga 5 deri në 11 gradë Celsius temperatura minimale, ndërsa ajo maksimale pritet të arrijë nga 12 deri në 17 gradë Celsius.
Në Shkup, dita do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të kohëpashkohshme në mëngjes. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës herë pas here më e fortë, nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë në 10 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 17 gradë Celsius.
Ditët në vijim do të sjellin mot të ndryshueshëm të vranët dhe të paqëndrueshëm me reshje të izoluara herë pas here. Në disa vende, do të ketë kushte për bubullima. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë, nga jugu.