Shërbimi Hidrometeorologjik i Kosovës (SHHK) ka paralajmëruar stuhi të fuqishme që pritet të godasin vendin nesër, të mërkurën. Sipas njoftimit, moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm, me shira të shpeshta lokale dhe bubullima.
Në disa zona, proceset do të jenë më intensive, duke marrë formën e stuhive me shi të dendur (sasi më e madhe në një kohë të shkurtër), bubullima, erëra të forta (mbi 60 km/h) dhe breshër të izoluar.
Të enjten, në pjesët perëndimore të vendit, do të ketë rritje të erës nga drejtimi jugperëndimor.
SHHK apelon për kujdes të shtuar gjatë shkarkimeve elektrike dhe rekomandon që të mos qëndrohet në hapësira të hapura dhe nën pemë të izoluara.