Shkup, Maqedoni e Veriut – Sot, pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe intervale me diell, shoqëruar me kushte për shi të lehtë. Do të fryjë një erë e dobët deri në mesatare nga verilindja. Temperatura minimale do të bjerë në 11 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë Celsius.
Në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit, do të ketë reshje të izoluara shiu dhe kushte për rrufe të rralla.
Përsa i përket temperaturave, ajo minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 11 gradë, kurse ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri në 23 gradë Celsius.
Në ditët në vijim, pritet mot me diell dhe vranësira të lehta deri në mesatare, si dhe erëra të moderuara, ndonjëherë të forta, nga veriu. Ditët e martë dhe të mërkurë do të karakterizohen nga temperatura më të ulëta në mëngjes, ndërsa temperaturat ditore do të rriten gradualisht.