Në Maqedoninë e Veriut, pritet që gjatë ditëve të ardhshme të ketë mot të qëndrueshëm dhe të ngrohtë pranveror. Megjithatë, mëngjeset do të jenë të ftohta, me temperatura që do të variojnë nga -1 deri në 8 gradë Celsius.
Në zonat e larta dhe malore, do të ketë ngrica të lehta deri në mesatare. Në Shkup dhe rrethinë, temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 5 gradë Celsius.
Gjatë ditës, moti do të stabilizohet dhe pritet të jetë kryesisht me diell dhe i këndshëm pranveror. Temperaturat ditore do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius.
Do të ketë vranësira të lehta deri në mesatare, veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit, ku do të fryjë një erë e lehtë deri në mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi.