Maqedonia po përballet me mot të ndryshueshëm sot, ku priten reshje lokale shiu dhe bubullima. Sipas parashikimeve, në disa zona, proceset atmosferike do të jenë më intensive, duke marrë formën e stuhive me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe mundësi për breshër të izoluar.
Në Shkup, pritet të jetë mot i ndryshueshëm me vranësira, dhe gjatë pasdites, disa pjesë të luginës do të preken nga mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar.
Moti i nesërm do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me shi të rrallë lokal, kryesisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë një erë e dobët deri në mesatare nga lindja. Temperatura minimale do të variojë nga 5 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalja nga 15 deri në 22 gradë Celsius.
Nga e marta pritet mot me diell me pak vranësira lokale. Temperaturat maksimale do të variojnë nga 18 deri në 25 gradë Celsius.