Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm gjatë fundjavës, me rreshje të herëpashershme dhe bubullima. Sipas parashikimeve, priten procese më intensive lokale në formën e stuhive me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe shfaqje të izoluara breshëri.
Në Shkup, parashikohet mot i ndryshueshëm me vranësira. Pasdite, në disa pjesë të pellgut, moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të shtuar dhe kushte për shfaqje të izoluara breshëri. Temperatura minimale do të ulet në 11 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë në 25 gradë Celsius.
Gjatë ditës së sotme, pritet vranësira të ndryshueshme dhe paqëndrueshmëri me rreshje lokale të kohëpashkohshme dhe bubullima. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shi të rrëmbyeshëm të dendur, bubullima, erëra të forta dhe raste të izoluara të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 26 gradë Celsius.
Të hënën priten rreshje të kohëpashkohshme lokale, ndërsa nga e marta moti do të stabilizohet.