Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme dhe në ditët e fundjavës, i karakterizuar nga vranësira të ndryshueshme, rreshje të kohëpashkohshme shiu dhe bubullima.
Procese më intensive lokale priten në formën e stuhive me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe breshër të izoluar.
Në ditën e hënë priten rreshje shiu të kohëpashkohshme lokale, ndërsa nga e marta moti parashikohet të stabilizohet.