Shkup, 12 Maj – Moti i ngrohtë dhe me diell që po mbizotëron sot në vend, do të ndryshojë ndjeshëm nga pasditja e së dielës.
Sipas parashikimeve, sot pritet mot i ngrohtë dhe me diell, i shoqëruar me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të variojnë nga 7 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 26 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shkup, parashikohet mot i ngjashëm, me diell dhe ngrohtë, si dhe vranësira të lehta deri në mesatare. Era do të jetë e dobët deri në mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të ulet në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë në 32 gradë Celsius.
Megjithatë, ndryshimi i motit pritet të fillojë nga pasditja e së dielës, si pasojë e aktivitetit ciklonik. Gjatë natës dhe në mëngjesin e së hënës, moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima lokale.
Në disa vende, priten procese më intensive me sasi më të mëdha shiu (mbi 25 l/m²) dhe erë e shtuar. Ditën e hënë, do të fryjë erë e fortë nga veriu (lokalisht mbi 60 km/h).
Pas kësaj periudhe të paqëndrueshme, parashikohet stabilizim i motit në ditët në vijim.