Në Maqedoninë e Veriut, pritet mot i ndryshueshëm gjatë ditëve në vijim, me shi dhe bubullima lokale. Sipas parashikimeve, ditën e sotme do të jetë me diell dhe vranësira të moderuara në mëngjes, ndërsa në pjesën e pasdites do të zhvillohen vranësira të paqëndrueshme me shi dhe bubullima lokale në pjesët perëndimore dhe ato lindore të vendit.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 4 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 20 deri në 27 gradë Celsius. Era do të fryjë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Në Shkup, pritet mot me diell dhe vranësira të moderuara, si dhe një erë e dobët deri mesatare nga juglindja. Pasditja do të sjellë zhvillim të moderuar të vranësirave të paqëndrueshme. Temperatura minimale do të ulet në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë në 27 gradë Celsius.
Parashikimet tregojnë se dita e martë do të jetë me diell dhe relativisht e ngrohtë në orët e mëngjesit, me vranësira të moderuara, ndërsa në pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi dhe bubullima lokale. Duke filluar nga e mërkura, në shumë vende pritet mot i paqëndrueshëm me shi të herëpashershëm, lokalisht të rrëmbyeshëm, të shoqëruar me bubullima.