Në Maqedoninë e Veriut, sot pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale. Disa zona do të preken nga mot i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erëra të forta dhe kushte për stuhi të izoluara afatshkurtra.
Sipas parashikimeve, temperatura minimale do të variojë nga 4 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 15 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup, kryeqyteti do të ketë gjithashtu mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme. Do të fryjë një erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 9 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë në 23 gradë Celsius.
Megjithatë, stabilizimi i përkohshëm i motit pritet të mërkurën.
Një valë e re e lagësht me reshje më të dendura pritet të enjten në fund të ditës dhe të premten.