Shkup – Fundjava do të sjellë ndryshime të rëndësishme të motit në vend, pas ditëve të ngrohta dhe me diell.
Sipas parashikimeve, deri në fund të ditës së sotme do të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior dhe veriperëndimor. Gjatë natës, do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe kryesisht i qetë.
Edhe dita e nesërme do të jetë me diell dhe e ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Era do të fryjë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 16 gradë Celsius minimalisht, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shkup, do të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë 32 gradë Celsius.
Megjithatë, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, pasditen e së dielës, gjatë natës dhe të hënën në mëngjes, moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa vende priten procese më intensive me reshje më të bollshme shiu (mbi 25 l/m²) dhe erë të shtuar. Të hënën, do të fryjë erë e fortë nga veriu (lokalisht mbi 60 km/h). Në ditët në vijim, moti do të stabilizohet.