Shkup – Sipas parashikimeve, ditët në vazhdim pritet të jenë me ndryshime, ku temperaturat do të luhaten ndjeshëm.
Ditën e sotme, pritet që moti të jetë pjesërisht i vranët në mëngjes, ndërsa pasdite do të ketë diell me vranësira mesatare. Do të fryjë një erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i veriut. Temperaturat minimale do të variojnë nga 11 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 26 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shkup, parashikohet mot me diell dhe vranësira mesatare, shoqëruar me një erë të dobët deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të ulet në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë 32 gradë Celsius.
Gjatë ditëve në vazhdim, veçanërisht të shtunën, në pjesët juglindore të vendit do të ketë kushte për shfaqje të izoluara të shiut afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Të dielën, moti do të jetë përsëri i paqëndrueshëm në më shumë vende me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, në vende me procese më intensive në formën e stuhive. Të hënën në mëngjes do të ketë gjithashtu shi lokal, pas së cilës moti do të stabilizohet.