Shkup – Moti i sotëm do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje priten kushte për jostabilitet të izoluar me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Sipas SHMZH, do të ketë erë të dobët deri në mesatare, ndërsa pasdite në pjesët perëndimore herë pas here erë e fortë nga perëndimi dhe përgjatë rajonit të Vardarit nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 13 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 37 gradë Celsius.
Në Shkup, pritet mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite, në disa pjesë të pellgut, do të ketë kushte për zhvillim të moderuar të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Do të ketë erë të dobët deri në mesatare, ndërsa pasdite herë pas here erë e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 19 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë në 36 gradë Celsius.
Deri të enjten, do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me kushte për jostabilitet lokal me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të ketë erë të mesatare deri në të fortë herë pas here nga veriu, dhe temperatura ditore do të jetë në rënie.
Nga e premtja, pritet një rritje graduale e temperaturës.