Shkup – Sot, pritet mot me diell dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Sipas parashikimeve, në rajonet malore lindore do të ketë kushte për reshje të lehta shiu.
Era do të fryjë e dobët deri në mesatare nga veriperëndimi, më e theksuar përgjatë rajonit të Vardarit. Temperaturat do të luhaten nga 5 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimumi pritet të arrijë nga 18 deri në 26 gradë Celsius.
Në Shkup, do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare. Era do të fryjë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 25 gradë Celsius.
Në ditët në vijim, pritet një periudhë me mot të ngrohtë. Të dielën do të vazhdojë të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa nga e hëna moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima.