Një 30-vjeçar me iniciale D.A., shtetas i Republikës së Shqipërisë, u arrestua sot në orën 09:15 nga oficerë policie të Stacionit Policor për Kalimin Kufitar dhe Mbikëqyrjen Kufitare Bllatë në Qendrën Rajonale për Punë Kufitare Perëndim, në vendkalimin kufitar Bllatë.
D.A. u kap në flagrancë duke tentuar të korruptojë një oficer policie gjatë kontrollit kufitar. Ai kishte mbërritur në kufi me një automjet tip “Volkswagen Sharan” me targa shqiptare, dhe po transportonte edhe katër shtetas të tjerë shqiptarë.
Gjatë kontrollit të dokumenteve personale dhe të automjetit, oficeri i policisë zbuloi para të fshehura. Paratë ishin vendosur në dokumente, me qëllim që të ndikohej oficeri i policisë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër D.A. do të ngrihet kallëzim penal për tentativë korrupsioni.