Një 65-vjeçare nga Shkupi është grabitur me forcë në zonën e Gjorçe Petrovit, duke i marrë portofolin me para dhe dokumente personale. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, grabitja ndodhi rreth orës 17:05.
G.J.(65) ka raportuar në polici se një person i panjohur ka përdorur forcë për t’i marrë portofolin.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit të grabitjes.