Resnjë – Një 68-vjeçar nga Resnja u arrestua mbrëmë pasi u kap duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Sipas informacioneve nga policia, H.B. u ndalua nga oficerët e Departamentit të Policisë për Siguri në Trafikun Rrugor në rrugën “Leninova” në Resnjë.
Gjatë kontrollit, u konstatua se H.B. drejtonte një automjet “Volkswagen” me targa të Resnjës dhe pas matjeve, u vërtetua se ai kishte 1.58 promila alkool në gjak.
H.B. u përjashtua menjëherë nga trafiku dhe u ndalua në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.