Një 70-vjeçar nga Shkupi ka marrë lëndime të rënda trupore pasi u godit nga një makinë derisa po ngiste biçikletën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup.
Sipas informacioneve të Sektorit për Punë të Brendshme Shkup (SPB Shkup), automjeti Peugeot me targa të Malit të Zi, drejtuar nga R.R. (49) nga fshati Kuçevisht i Shkupit, ka goditur biçikletën e drejtuar nga L.G. (70) nga Shkupi.
Pas aksidentit, L.G. është dërguar menjëherë në Qendrën Emergjente në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Një prokuror publik është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar sekuestrimin e automjetit. Një ekip nga SPB Shkup ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim penal.