Policia në Manastir ka arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve të rënda dhe një vjedhje karburanti. Të arrestuarit janë P.V., 18 vjeç, J.D., 18 vjeç, dhe një i mitur, të gjithë nga Manastiri.
Ata dyshohen se kanë kryer disa vjedhje të rënda të makinave të kafesë në zona të ndryshme të Manastirit. Përveç kësaj, ata dyshohen për vjedhjen e karburantit nga një autobus.
Policia e Manastirit i privoi nga liria personat në fjalë sot në orën 01:40. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.