Një ndërtim i paligjshëm është zbuluar në Kozle, ku banorët, pavarësisht lejes për të ndërtuar një çati të pjerrët, kishin filluar ndërtimin e katër apartamenteve të reja. Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, ka paralajmëruar qytetarët të mos futen në aventura të tilla, pasi inspektorët janë në terren dhe paratë e investuara do të shkojnë dëm.
Inspektimi në rrugën “Kozle” nr. 17 zbuloi se ndërtimi nuk ishte në përputhje me projektin e miratuar. Hapësira ishte ndarë në katër pjesë, me përgatitje për kuzhina dhe tualete, duke treguar qartë një përpjekje për të krijuar katër apartamente të reja dhe për të fituar ilegalisht një kat shtesë në ndërtesë.
Jakimovski njoftoi se është përgatitur një raport dhe do të pason një urdhër për prishje, ose një detyrim për qytetarët për të hequr vetë këtë ndërtim të paligjshëm. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos nisin aventura të tilla, duke theksuar se projektet duhet të zbatohen rreptësisht sipas lejes së ndërtimit, pasi ligjet vlejnë për të gjithë.
Komuna e Karposhit vazhdon me inspektimet, dhe e radhës është ndërtesa në rrugën “Nikola Parapunov” dhe hapësira e garazhit atje.