Disa zona në Shkup dhe rrethinë do të jenë pa energji elektrike sot, më 6 maj 2025, për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Sipas njoftimit nga EVN Maqedoni AD, ndërprerjet do të prekin pjesë të komunave të Gazi Babës, Aerodromit, Karposhit dhe Çuçer Sandevës.
Në komunën e Gazi Babës, nga ora 06:00 deri në 15:00, pa energji elektrike do të jetë lagja Ekonomija, një pjesë e Singelikj dhe objektet në rrugën kryesore për në Haraçinë. Kjo ndërprerje ndikon edhe në zonën e Haraçinës.
Në Aerodrom, ndërprerjet do të jenë të shkurtra, nga ora 09:00 deri në 11:00 në Bulevardin Asnom, pranë shkollës fillore “Lazo Angjelevski” dhe në Fevruarski Pohod – Novo Lisice. Një ndërprerje tjetër në Aerodrom do të jetë nga ora 09:00 deri në 12:00, në lagjen Lisice, pjesë e rrugës 1623, drejt Bulevardit Serbia. Po ashtu, nga ora 09:00 deri në 14:30, Bulevardi Asnom deri te EVN KEC Aerodrom dhe zona përreth do të jenë pa energji.
Në Karposh, një pjesë e përdoruesve të rrugës Jurij Gagarin do të jenë pa energji nga ora 09:00 deri në 13:00.
Në komunën e Çuçer Sandevës, nga ora 09:00 deri në 18:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit nga G. Orizari dhe guroreja Granit në fshatin Brazdë.
EVN Maqedoni AD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këto ndërprerje të planifikuara, të cilat janë të nevojshme për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit elektrik.